Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Afrimi dhe ardhja i sistemit të fuqishëm frontal nga veriperëndimi do të shkaktojë përkeqësim dhe destabilizim të fuqishëm të motit gjatë mbrëmjes së diele dhe natën.

Gjatë dites në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira si dhe me fuqizim të erërave jugperëndimore. Pasdite e sidomos në mbrëmje dendësim masiv i vranësirave dhe po ashtu mund të ketë edhe zhvillime të fuqishme konvektive gjatë frontit me rrebeshe shiu me vetëtima dhe bubullimë. Me ardhjen e frontit erërat do të ndryshojnë drejtim dhe do të fillojnë të fryjnë të fuqishme nga veriu. Shiu shumë shpejt do të bëhet borë në viset kodrinore-malore e ka mundësi që të kemi reshje kalimtare bore edhe në disa vise më të ulëta në territorin e Republikës së Kosovës.

Vende-vende gjatë mbrëmjes dhe natës priten reshje mjaft intensive. Fronti do të jetë shumë potent por kalimtar. Gjatë natës priten reshje shiu e në viset kodrinore-malore reshje bore. Reshje bore nganjëherë mund të ketë edhe në disa vise të ulëta mbidetare. Nuk pritet borë në zonat më të ulëta sidomos në Dukagjin. Edhe aty (në zona të ulëta) ku do të ketë borë do të jetë afatshkurtër

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot me diell dhe shtim masiv të vranësirave gjatë orëve të pasdites, mbrëmjes dhe natës. Pasdite destabilizim shumë i fuqishëm i motit në Mal të Zi dhe veri të Shqipërisë. Vonë në mbrëmje dhe gjatë natës fronti përfshinë gradualisht viset tjera të Shqipërisë dhe Maqedoninë Veriore. Fronti dhe reshjet do të vijnë duke u dobësuar duke rrugëtuar sa më në jug.

Lexo edhe:  62-vjeçari që vdiq në veturë në oborrin e QKUK-së ishte dërguar dje për kontroll, kishte probleme shëndetësore

Të hënën ftohtë dhe freskët. Lokalisht ende me reshje shiu, shqote e bore, megjithatë pasdite moti do të ketë tendencë përmirësimi.

Nga e marta rritje e temperaturave, por nganjëherë priten reshje të reja shiu që vijnë nga Mesdheu./MeteoBallkan