Një kosovari i shkruhen mesazhe kërcënuese në gjuhën serbe në veturën e tij

Një person ka raportuar se persona të panjohur i kanë shkruar fjalë kërcënuese në veturën e tij, në gjuhën serbe.

Rasti ka ndodhur të shtunën në Leposaviq.

“Viktima mashkull s/kosovar ka raportuar se persona të panjohur në xhamin e veturës së tij, në gjuhën serbe i kanë shkruar (fjalë kërcënuese). Sipas viktimës kjo ka ndodhur për motive politike, pasi që viktima deklaron se ka pasur edhe thirrje telefonike anonime që e kanë kanosur me jetë”, njofton policia.

Policia është duke e hetuar rastin.

Lexo edhe:  Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë municionesh në Turqi, ka të vdekur