Vetaksident në rrethrrotullimin e madh në Mitrovicë: Vetura godet pemët dhe del në korsinë tjetër

Para pak çastesh ka ndodhur një vetaksident në qendër të Mitrovicës.

Një veturë ka rrezikuar veturat dhe këmbësorët që kanë qenë duke lëvizur në rrethrrotullimin e madh, shkruan Jepi zë.

Sipas një raportuesi, kjo veturë ka goditur edhe pemtë dhe rrethojen e ishujve të krijuar nga betoni.

Në fotot e dërguara në Jepi zë shihet se vetutra ka dalur në korsinë tjetër të lëvizjes duke u shkaktuar dëme materiale në veturë.

Nuk dihet ende shkaktari i këtij vetaksidenti por fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar./ Jepi zë

Lexo edhe:  Basketbollistët Hajrizi dhe Azemi bashkë me hoxhën Labinot Maliqin zhvillojnë ndeshje basketbollit me ushtarët amerikanë