Stafi i Gjykatës Themelore në Mitrovicë sot e ka vazhduar punën në objektin në veri

Stafi i Gjykatës Themelore në Mitrovicë sot e kanë vazhduar punën e tyre në objektin në veri.

Dje gjykatësit dhe ky staf i divizionit penal u shpërngulën në objektin e Gjykatës Themelore në jug të këtij qyteti.

Kjo, për shkak të pasigurisë dhe pamundësisë së lëvizjes së lirë, pas vendosjes së barrikadave më të reja sot në atë pjesë të Mitrovicës.

Ndryshe, një pjesë e gjykatësve dhe personelit tjetër shqiptarë, së bashku me kolegët e tyre serbë, kishin filluar punën në veri të Mitrovicës në vitin 2017, ku sipas marrëveshjes së Brukselit ishte përcaktuar që divizioni penal i Gjykatës Themelore në Mitrovicë të fillojë punën në objektin e veriut të Mitrovicës, ndërsa divizioni civil në jug, përkatësisht në objektin e ish-Jugobankës

Lexo edhe:  E konfirmon Policia vdekjen e një personi pasi ra nga ura në Mitrovicë, jep detaje të viktimës