Emocionuese: I biri nderon veteranin e UÇK-së nga Mitrovica me uniformë për ditëlindje
Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kajtaz Kajtazi, ka festuar ditëlindjen në një mënyrë tejet domethënëse.
Ai mori një dhuratë simbolike nga i biri i tij, Arjaniti – uniformën e veteranit, si shenjë nderimi dhe mirënjohjeje për kontributin e tij në lirinë e vendit.
“Ti nuk më dhe vetëm jetën, por edhe lirinë e vendit. Më mësove të jem i fortë dhe i drejtë. Kjo dhuratë është simbol i mirënjohjes sime për ty për gjithçka që ke bërë për ne dhe për vendin tonë.”
Një histori që na kujton sakrificën dhe vlerat e atyre që dhanë shumë për lirinë që gëzojmë sot.

