Syla: Dejana Mihali, mos kujto që nuk e dimë që je ti pas shkrimeve

Gazetari e komentatori politik, Valon A. Syla, narrativit patetik të rikthyer rishtas nga akterët e zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) ku shënjestrohen figura mediatike e politikanë me aludime për komplote të kolonave të pesta ju përgjigje me tallje

Syla shkruan të dielën pas u sulën të zakonshmit e LVV me pretendime ultranacionaliste fort hipokrite pas veprimtarisë së tyre rishtas me ndryshim qëndrimesh sapo s’ishte në dobi të arritjes së pushtetit. Patriotizmin e rremë e theksoi Syla me batutë ku i shtrembëroi emrin koordinatores dhe ju drejtua në gjuhë të huaj.

“Dejana Mihali,

Τα στάτους που γράφεις για τον Sasa Matoshi βγαίνουν πολύ καλά. Μην νομίζεις ότι δεν φαίνεται πως εσύ είσαι πίσω από αυτά”

Ai talli Mihalin duke iu referuar kohës kur ishte zënë duke i shkruar deputetes Adriana Matoshi replikat me figura publike të mediaas dhe opozitës. Shënjestrimi i përbashkët i figurave e temat e përbashkëta klënë përshtypjen e këtij koordinimi të ngushtë.

Duke qenë se nuk është e vetmja Matoshi që dallon në paraqitje publike me atë që shkruan dhe faktin që është koordinatore e deputetëve, Matoshi s’mund të jetë e vetmja që koordinohet

Lexo edhe:  Grabitet një shtetas i huaj nën kërcënimin e thikës në Prizren