Vdes punëtori i KEK-ut pas aksidentit me kamion në “Kosova B”
Një punëtor i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK sh.a.), 55 vjeç, ka ndërruar jetë pas një incidenti të rëndë në Termocentralin “Kosova B”, ku është përfshirë një mjet transportues – kamion,
Sipas jnoftimit, ekipet e KEK-ut, Policia e Kosovës dhe shërbimet mjekësore kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe kanë konfirmuar se punonjësi ka pësuar lëndime të rënda, të cilat rezultuan fatale.
KEK sh.a. ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit, kolegëve dhe gjithë bashkëpunëtorëve të tij. Autoritetet përkatëse po trajtojnë rastin në përputhje me procedurat ligjore.

