Arrestohet një burrë në Obiliq për tentim dhunimi

Policia ka arrestuar një burrë në Obiliq për shkak të dyshimeve për tentim dhunimi.

I njëjti fillimisht është shoqëruar në stacion policor bashkë me viktimën, kurse e njëjta pas intervistimit është dërguar për trajtim mjekësor.

“Pas një informate të pranuar, policia kanë shoqëruar në stacion dy persona (një femër dhe një mashkull), pasi intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari mashkull është arrestuar dhe dërguar në mbajtje ndërsa e femra është dërguar për ekzaminim mjekësor. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lexo edhe:  Argjendari italian vret me armë dy grabitësit që i bastisën dyqanin