Në kulmin e vendimit në Hagë, Sadri Rambaja i jep intervistë Vudi Xhymshitit: Hedhin akuza të rënda për Thaçin e Veselin

Kur trupi gjykues në Hagë është tërhequr për vendimin në rastin e krerëve të UÇK-së, në Kosovë lufta speciale nuk ndalet.

I ashtuquajturi gazetar, propaganduesi Vudi Xhymshiti, ka publikuar një shkrim ku ka dhënë intervistë Sadri Ramabaja.

Ky i fundit, e ka ndërlidhur Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin me rastin e Behajdin Hallaqit.

Në një artikull të mbushur me informacione, akuza e pretendime, por me zero fakte, Xhymshiti e Ramabaja bëhen bashkë, dhe hedhin një mori shpifjesh lidhur me rastin e Hallaqit.

Sipas Ramabajës, për rastin e tij, duhet të japin përgjigje Hashim Thaçi e Kadri Veseli.

Lexo edhe:  “Nuk i kam vërejt fëmijët, Naimi ka qenë në veturë në momentin e vrasjes”, detaje të reja nga dëshmia e Granit Plavës