Ra në kamera duke përdorur telefonin për herë të dytë, shoferit të autobusit në Prishtinë i merret leja dhe dënohet me 200 euro

Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit ka evidentuar një shofer autobusi duke përdorur telefonin gjatë vozitjes përmes monitorimit të vazhdueshëm me kamera në kryeqytet. Për këtë kundërvajtje, shoferit i është shqiptuar gjobë.

Pas verifikimit, është konstatuar se kjo është hera e dytë që shoferi shkel rregullat, ndaj i është sekuestruar patentë-shoferi dhe i është shqiptuar masa e ndalimit të drejtimit të mjetit motorik për një periudhë prej tre muajsh.

I njëjti është dënuar me gjobë 200 euro.

Policia e Kosovës apelon tek të gjithë drejtuesit e automjeteve, veçanërisht ata të transportit publik, që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të mos përdorin telefonin gjatë vozitjes.

Lexo edhe:  E tmerrshme: Përleshje me thika në Han të Elezit, i dyshuari e ther 20-vjeçarin në ball dhe sy