Lajm i hidhur: Vdes në moshë të re punëtori i KEK-ut

Me pikëllim të thellë është njoftuar se ka ndërruar jetë Ramiz Shapeta, punëtor i Serviseve në DPQ.

I ndjeri njihej si punëtor i mirë, i përkushtuar dhe i zellshëm. Ai ka shërbyer si manipuluës i shirtrave magjistral për transportin e qymyrit, duke lënë pas vetes kujtime të mira te kolegët dhe bashkëpunëtorët.

Në emër të të gjithë punëtorëve dhe kolegëve të KEK-ut, Sindikata e Re e KEK-ut ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen e tij, kolegët dhe të gjithë ata që e kanë njohur Ramiz Shapetën.

Varrimi i tij do të bëhet sot, në orën 15:00, në vendlindje, në Korroticë të Drenasit.

Lexo edhe:  Shembull i mirë: Shefi kosovar në Gjermani shpërblen punëtorët me mijëra euro për fundvit