Aktori Basri Lushtaku i reagon kolegës Matoshi që barazoi mahallën e Lushtakëve me Radojçiqin dhe Vuçiqin
Aktori i mirënjohur Basri Lushtaku i ka reaguar kolegës së tij të profesionit, Adriana Matoshi, e cila me anë të një shkrimi tha se Mitrovicën deshën ta vjedhin e ta marrin Vuçiq, Radojiçiq si dhe ‘mahalla e Lushtakëve”.
Aktori Lushtaku, ka bërë të ditur se i takon lagjës së Lushtakëve, nga fshati Prekaz dhe se nga ai vend u dha gjithçka për çlirimin e vendit.
Ai ka shtuar se s’do të dëshironte ta shihte tek sa shkruan dikush që flet shqip, në këtë mënryë.
E plotë:
Une jam Basri LUSHTAKU,jam nga fshati PREKAZ I POSHTEM,nga lagjeja e LUSHTAKEVE,jam krenar qe jam nga ky vend qe dha gjithcka per çlirimin e vendit tone,fjalet qe lexova sot nga nje kolege e imja jane fjale turpi,fjale qe nuk do te doja ti shihja e ti degjoja nga askush qe flet shqip…TURP,TURP,TURP…!
Ju lutem te gjitheve te permbaheni nga komentet fyese

