Përleshje mes katër personave në Gjakovë, theret me thikë një person

Një përleshje fizike e shoqëruar edhe me armë të ftohta ka ndodhur mes katër personave në rrugën “UÇK” në Gjakovë.

Përleshja, motivet e së cilës ende nuk dihen ka eskaluar në përdorimin e thikës, me ç’rast lëndime ka pësuar një person.

Për pasojë, i njëjti ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovs, ku mësohet se gjendja e viktimës është stabile.

Burimet e Sinjalit kanë njoftuar se Policia është njoftuar për rastin pasi viktima është dërguar në spital për trajtim, me ç’rast më pas Policia ka kapur tre të dyshuarit, të cilët janë shoqëruar në stacion policor.

Lexo edhe:  Kanosen policin jashtë detyrës zyrtare, arrestohen tre persona në Drenas – emrat