Aksident me fatalitet në Bresje, humb jetën një person

Një aksident me fatalitet ka ndodhur në dalje të autostradës në Bresje – Fushë Kosovë, ku një person ka humbur jetën.

Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Bajram Krasniqi, i cili bëri të ditur se aksidenti ndodhi rreth orës 01:00.

Viktima e këtij aksidenti është Mentor Zmajlaj, rreth 30-vjeçar.

Lamtmuria e fundit të ndjerit do t’i jepet nesër, në ora 14:00 në varrezat te tranziti Suharekë.

 

Lexo edhe:  Vdekje e dyshimtë në Deçan, gjendet pa shenja jete një person