Edon Zhegrova surprizon nënën, i blen orë 60 mijë euroshe

Futbollisti shqiptar i Juventusit, Edon Zhegrova e ka surprizuar nënën e tij me një dhuratë luksoze.

Ai i bleu asaj një orë të markës së njohur Patek Philippe – çmimi i të cilës mund të shkojë deri në 60 mijë euro.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë nëna e futbollistit e cila shprehu dashuri dhe mirënjohje për djalin e saj.

Në profilin e saj në Instagram ku edhe postoi fotografi të orës dhe momentin që e ka pranuar, Sanije Zhegrova thotë se kjo orë do të jetë më shumë se një aksesor – do të jetë kujtimi i një ndjenje të pastër.

Lexo edhe:  I varroset i vëllai, procesi i Hagës ia pamundëson prezencën Jakup Krasniqit