Tifozat Kuq e Zi në mbështetje të protestës në Tiranë kundër Gjykatës në Hagë
Tifozët kuq e zi i kanë dhënë përkrahje protestës së thirrur nga Organizata e Veteranëve të dalur nga Lufta e UÇK-së (OVL-UÇK), që do të mbahet në Shqipëri të premten në ora 17:00, përkatësisht në Tiranë, te sheshi “Skënderbeu”.
Ata kanë shpërndarë në Facebook njoftimin për protestën me orën dhe lokacionin ku do të mbahet protesta.
Protestës në Tiranë i ka dhënë mbështetje edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Protesta në kryeqytetin e Shqipërisë mbahet pas atyre që u organizuan në Prishtinë dhe në Hagë, ku dhjetëra mijëra njerëz protestuan kundër Gjykatës Speciale dhe në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
Që nga 5 nëntori i 2020-së, në qendrën e paraburgimit në Hagë ndodhen katër ish-krerë të UÇK-së – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – të akuzuar nga Dhomat e Specializuara për krime të pretenduara lufte dhe kundër njerëzimit.