Lajm i hidhur nga Kamenica: Humb jetën 10-vjeçari Linor Bajrami

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunën e Kamenicës, ku dje (05.10.2025) ka humbur jetën në një aksident trafiku 10-vjeçari Linor Bardhyl Bajrami.

Lajmi është konfirmuar nga familjarët e të miturit, të cilët kanë njoftuar se për kohën dhe datën e varrimit do të informojnë në ditët në vijim.

Ngjarja ka shkaktuar dhimbje të thellë te familja, miqtë dhe bashkëqytetarët e Linorit, të cilët po e kujtojnë me pikëllim e mall.

Lexo edhe:  Jep dorëheqje zyrtari i lartë i Policisë së Kosovës, shkon në Itali për të punuar ndërtimtari