Vjedhje e rëndë në Zveçan – Plaçkitet shtëpia e një gruaje serbe

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në fshatin Bajskë të Zveçanit.

Rasti është zbuluar më 20 shtator nga njësia policore, gjatë patrullimit, kur punëtori i “ElektroSever”-it, S. Miljkoviq rreth 64-vjeçar, ka vërejtur derën e hapur të një shtëpie.

Policia ka konstatuar se shtëpia i përket D. Milutinoviq rreth 71-vjeçare. Sipas viktimës, e cila ka dhënë deklaratë me shkrim, dera ishte mbyllur për herë të fundit më 15 shtator rreth orës 15:00.

Ajo ka vërejtur se nga shtëpia janë vjedhur pajisje teknike të bardha, dy motorrsharra (një elektrike dhe një me benzinë), rreth 80 litra raki dhe dy testera të vegjël.

Njësia e Forenzikës ka dalë në vendngjarje dhe ka kryer ekzaminimet e nevojshme, ndërkohë që rasti është cilësuar “Vjedhje e Rëndë” dhe hetimet po vazhdojnë.

Lexo edhe:  Ky është i riu që i kërcënoi policët në Pejë, u kap mat duke vozitur me telefon në dorë