Dhunë në një familje në Ferizaj, burri rrah brutalisht bashkëshorten e tij

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese.

Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes, raporton Gazeta Sinjali.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar dje një grua nga fshati Gaqkë e Ferizajt, pasi e njëjta është dhunuar fizikisht nga bashkëshorti i saj.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se pas një konflikti me bashkëshortin e saj, 28-vjeçarja është sulmuar fizikisht dhe si pasojë ka marrë lëndime trupore. Viktima ka kërkuar ndihmë mjekësore në spital, ndërkohë që i dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar ndalimin e të dyshuarit për veprën penale ‘Dhunë në familje

Lexo edhe:  Zhduket një grua në Skenderaj