Raportet me ShBA-të, Murati në stilin e Gërvallës: Ka takime, por nuk mund të ndaj detaje

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se ka takime në mes të qeverisë së Kosovës dhe qeverisë amerikane, por nuk ka treguar se për çfarë takimesh bëhet fjalë.

Në një konferencë për media, pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, ai ka thënë se nuk mund të jap detaje për këto takime.

Prizren“Siç e tha kryeministri ka takime. Sa i përket takimeve, nuk mund të ndaj detaje, sepse nuk është se marrë pjesë në të gjitha takimet që janë. Megjithatë, çka mund ta ritheksoj atë që tha kryeministrit. Pra, ne vazhdojmë të bashkëpunojmë në fusha të caktuara siç është fusha e mbrojtjes dhe bashkëpunimit ekonomik”, ka thënë Murati.

Lexo edhe:  Kur dalin pagesat e lehonave dhe fëmijeve? Murati del me njoftim!