Iu shqiptua gjobë – Pronari i agjensionit ‘Erona’ në Lipjan dyshohet se kërcënoi inspektorët

Pronari i Kompanisë së transportit të udhëtarëve ‘Erona’ po dyshohet të ketë kërcënuar inspektorët komunal të Lipjanit.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se e gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkak të një gjobe që inspektorët komunal ia kishin shqiptua të dyshuarit, për shkak të mos respektimit të vijave të transportit.

Në shenjë revolte, pronari i kompanisë ‘Erona’ dyshohet të ketë shkuar në zyrën e inspektorëve dhe të njëjtit i kishte kërcënuar se nëse i shqiptojnë sërish gjobë, do ta pësojnë keq.

Përballë kësaj situate, ankuesit kanë denoncuar rastin në Polici, ku kanë rrëfyer në detaje gjithë ngjarjen.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku para hetuesve ka mohuar t’i ketë kanosur inspektorët, duke thënë se vetëm i ka lutur ata që t’ia falin gjobën.

 

Lexo edhe:  Tha se ia dha fansi, dalin pamje që vërtetojnë se Rita e mori vetë në dorë flamurin serb