Furra “Lindi” detyron furrtarët në Skenderaj të ulin çmimet e bukës dhe burekut
Furrtarët në Skenderaj nuk kanë arritur të kurdisin çmimet, gjë që ka ndikuar që edhe produktet bazë të pësojnë ulje. Si pasojë, buka që deri më tani shitej në shumicën e furrave në Skenderaj dhe fshatra me 60 cent, tani kushton 50 cent, ndërsa çmimi i burekut ka rënë nga 1.50 euro në 1.20 euro, shkruan rajoni.org.
Vlen të kujtohet se në kohën kur ishte bërë rritja e çmimeve, furra “Lindi” e njohur si ndër më të frekuentuarat dhe më të famshmet në Skenderaj kishte vendosur të mos ndryshonte çmimët.
Në këtë furrë, buka vazhdon të shitet me 50 cent, ndërsa bureku vetëm për 1 euro, duke mbetur kështu më e përballueshme për qytetarët.