Gjyshja në Mitrovicë e raporton nipin për tentim-vrasje
Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vrasjes në tentativë në Mitrovicë, që thuhet të ketë ndodhur mëngjesin e së enjtes.
Sipas raportit 24-orësh, thuhet se viktima dhe i dyshuari janë familjarë, pa dhënë detaje specifike, ndërkaq Klankosova.tv ka marrë vesh se viktima është gjyshja e të dyshuarit.
“Mitrovicë Jug, 18.09.2025 – 09:00. Ankuesja femër kosovare, ka informuar se nipi i saj i dyshuari mashkull kosovar, kishte tentuar të privojë nga jeta”, thotë Policia.
I dyshuari, ndërkaq, siç njofton policia, është dërguar në neuropsikiatri nga familjarët.
E viktima është dërguar në IML për ekzaminim.
Policia thotë se rasti është duke u hetuar. /Klankosova.tv