Skuterët cak i hajnave në Vushtrri – dy raste brenda një ore, policia në kërkim të autorëve
Mbrëmë, persona të panjohur kanë vjedhur dy skuterë në qytetin e Vushtrrisë, në dy lokacione të ndryshme.
Burimet tona bëjnë me dije se njëri prej skuterëve, i tipit Peugeot, ngjyrë e kaltër pa targë, ishte i parkuar para lokalit “Kafja e lagjes” dhe përdorej për shpërndarje ushqimi. Vlera e tij llogaritet rreth 500 euro.
Rasti tjetër ka ndodhur në rrugën “Ismail Qemaili”, ku është vjedhur një skuter i tipit CPI 50 cc, ngjyrë e kaltër pa targë, me vlerë rreth 350 euro.
Me urdhër të Prokurorit kujdestar, të dy rastet janë bashkuar në një procedurë, pasi dyshohet se vjedhjet janë kryer nga autorë të njëjtë.
Rasti është nën hetime.