E vodhi trotinetin në vlerë 800 euro në Gjakovë, 19-vjeçari përfundon në pranga

Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet. Shtëpitë, bizneset e ndryshme në Kosovë dhe hapësirat tjera publike janë shumë shpesh cak i hajnave, të cilët herë vetëm e herë në grup arrijnë të kryejnë vjedhje, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu, një rast i tillë ka ndodhur në Gjakovë, ku një i ri ka mbetur pa trotinetin e tij elektrik me vlerë prej 800 euro.

Burime të Sinjalit bëjnë me dije se viktima A.N, rreth 22-vjeçar, më 27 gusht rreth orës 17:50, është paraqitur në Stacionin Policor të Gjakovës për të raportuar rastin.

Hetuesit, përmes kamerave të sigurisë, kanë arritur të identifikojnë autorin e dyshuar të vjedhjes, i cili është Franko Rakipi, rreth 19-vjeçar.

I njëjti është arrestuar dhe, me vendim të Prokurorit Kujdestar, pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti është iniciuar si “Vjedhje” dhe po vazhdon të hetohet.

Lexo edhe:  Anulohen qindra fluturime në Gjermani, kjo është arsyeja