Leposaviq: 18-vjeçari ekspozoi bluzë me mbishkrim provokues “Çetnikët Veri”, përfundon në polici
Një incident është raportuar pasditen e 26 gushtit në Leposaviq, ku një i ri ka ekspozuar publikisht një simbol provokues.
Sinjali mëson se rreth orës 18:30, gjatë kohës kur njësia policore po furnizonte veturën zyrtare me derivate në pikën “Veda Petrol”, është afruar një person i nacionalitetit serb, Djordje Batacanin, rreth 18-vjeçar, i cili kishte të veshur një bluzë të zezë me mbishkrimin në gjuhën cirilike “Çetnici Sever” (Çetnikët Veri).
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor, ku pas konsultimit me Prokurorin dhe Gjykatën, rasti është iniciuar për veprën penale “Ekspozimi i materialit të turpshëm dhe ofendues” sipas ligjit 03/L-142, neni 11, paragrafi 1.
Pas intervistimit, i dyshuari është liruar dhe rasti do të procedohet në mënyrë të rregullt.