Tragjike: Aksident me fatalitet në Drenas, humb jetën 49-vjeçari

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pas mesnate në rrugën nacionale Prishtinë–Pejë, në fshatin Korroticë të Drenasit, ku ka humbur jetën një person.

Sinjali mëson se rreth orës 02:00 të datës 27 gushtit, një veturë e tipit Toyota Corolla ka humbur kontrollin gjatë lëvizjes dhe është rrokullisur në shiritin e majtë të rrugës.

Si pasojë, ka mbetur i lënduar rëndë shoferi A.B., 49-vjeçar, i cili fillimisht është transportuar me autoambulancë në QMF të Komoranit, por mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij në orën 03:10.

Në vendngjarje kanë dalë njësitë e nevojshme policore, hetuesit dhe prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion.

Hetimet rreth shkaqeve të aksidentit janë duke vazhduar.

Lexo edhe:  Kur Ibrahim Rugova kalonte mbi Urën e Ibrit, vëllai i Gani Gecit: Ta shohin disa patriota