Musliu votoi kundër Bashës: Vota për një përçarës do të quhej tradhti ndaj besimit të mbi 31 mijë votuesve
Deputetja e PDK’së, Ganimete Musliu, ka sqaruar votën e saj kundër zgjedhjes së Dimal Bashës kryeparlamentar. Ajo ka thënë se nuk mund ta votojë për kryetar të kuvendit “një person që karrierën politike e ka ndërtuar, jo mbi vizioni e unitetin, por mbi urrejtje dhe përçarje”.
“I thash JO Dimal Bashës. Nuk mund të votoj për Kryetar të Kuvendit një person që karrierën politike e ka ndërtuar, jo mbi vizioni e unitetin, por mbi urrejtje dhe përçarje. Si qytetare dhe si deputete, nuk mund të pranoj që në një nga pozitat më të larta shtetërore të ulet dikush që hapur ka treguar përçmim ndaj Ushtrisë Çlitimtare, ndaj Drenicës, ndaj PDK-së dhe ndaj figurës së Hashim Thaçit.”
Ajo ka shtuar se vota për Bashën do të quhej tradhti ndaj besimit të mbi 31 mijë votuesve.
“Vota për një përçarës si Dimal Basha do të quhej tradhëti ndaj besimit të mbi 31 000 votuesve të cilët i kanë besuar fjalës time për më shumë se 16-të vjet. Ne kemi nevojë për udhëheqës që bashkojnë, jo që përçajnë e përçmojnë. Ne kemi nevojë për liderë që respektojnë historinë, jo që e shkelin atë për interesa personale apo politike. Ne kemi nevojë për dinjitet! Ky nuk është intat- ËSHTË PARIM.”