Veç për një javë, KEDS i zuri 156 kosovarë duke e vjedhur rrymën

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike, ka bërë të ditur se ka zënë 156 persona duke e vjedhur energjinë eletrike, brenda një jave.

KEDS-i ka njoftuar se rastet e tilla ekipet e KEDS-it do i parashtrojnë për procedura të mëtutjeshme gjyqësore.

“Planet dhe aksionet për kontrolle të keqpërdorimeve të ekipeve të Departamentit të Humbjeve në KEDS vazhdojnë të implementohen në tërë Kosovën në baza ditore”, thuhet në njoftim.

“Vetëm gjatë javës së kaluar në të gjitha distriktet dhe nën distriktet janë kryer 1930 kontrolle të konsumatorëve të energjisë elektrike, për të cilët dyshohej se po keqpërdorin rrymën. Prej tyre 156 u vërtetua se po e anashkalonin matjen e saktë të energjisë elektrike. Keqpërdorimi i energjisë elektrike është i papranueshëm dhe i dënueshëm. Rastet e tilla, ekipet e KEDS-it do t’i parashtrojnë për procedura të mëtutjeshme gjyqësore”.

Lexo edhe:  Mërgimtari: Nuk votoj në Kosovë, s’muj me vendos unë për juve – bo vaki s’ju konvenon