Nuk e votoi për kryetare të Kuvendit, Gërvalla flet për herë të parë për Shqipe Selimin
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gërvalla, është deklaruar për herë të parë pas dështimit për t’u bërë kryetare e Kuvendit.
Gërvalla u deklarua edhe rreth refuzimit për votim të deputetes Shqipe Mehmeti Selimi.
Sipas saj, vendimi i Mehmeti Selimit është vullnet i saj dhe personal.
“Ne kemi pasur një diskutim në grup parlamentar, nuk ka pasur debat rreth kandidimit tim.
Ajo nuk ka marrë pjesë në votim, është vullneti i saj. Është vendimi personal i saj dhe nuk kam arsye ta komentojë”, ka thënë ajo.