Mbyllet pas 30 vjetëve furra “Pashtriku” në Mitrovicë, pronarët do të migrojnë në Evropë

Një prej furrave më të vjetra në Mitovicë, “Pashtriku”, po e përfundon aktivitetin e saj në qytet,pas 30 vjetësh funksionim.

Familja Hodaj, në pronësit të cilës ka qenë furra e njohur në rrugën “Mbretëresha Teutë”, kanë treguar për “Jepi zë” se do të zhvendosen në një nga shtetet evropiane, për të vazhduar me veprimtarinë e furrëtarisë.

Kjo familje falendëron të gjithë mitrovicasit që për tri dekada u shërbyen në furrën e tyre, duke u shprehur të bindur se qytetarët kanë qenë të kënaqur me punën e “Pashtrikut”.

Furra “Pashtriku” në Mitrovicë u hap në vitin 1994 dhe, sipas pronarëve, duke nisur nga sot, ajo do ta pushojë aktvitetin në lokacionin e saj në qendër të qytetit. /Jepi zë

Lexo edhe:  Presidenca reagim tjetër për incidentin: Skandaloze deklaratat e MPB-së maqedonase, e pranuan se urdhri u dha nga ta