Policia sekuestron 4 armë pas një konflikti pronësor në Skenderaj
Një mosmarrëveshje pronësore në Skenderaj ka përfunduar me ndërhyrjen e Policisë së Kosovës, e cila ka konfiskuar katër armë, përfshirë një AK-47 me municion, një pushkë gjuetie, një pushkë ajrore dhe një pistoletë me gaz.
Hetuesit kanë siguruar edhe një video ku njëri nga të dyshuarit shihej duke shtënë me armë.
Dy personat e përfshirë janë arrestuar dhe ndaj tyre është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, nën dyshimin për kanosje, armëmbajtje pa leje dhe përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm.