Enver Zymberit do t’i vendoset pllaka memoriale në Zubin Potok

Një pllakë memoriale pritet të ngrihet në nderim të Enver Zymberit, policit të Kosovës që u vra në vitin 2011, në veri të vendit, shkruan Jepi zë.

Pllaka do të vendoset në vendim ku ra dëshmor Zymberi, në Zubin Potok.

Një medium lokal serb raporton se vendosjen e pllakës e ka konfirmuar Policia, por që kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri është shprehur se nuk ka informacion.

Në vendin ku pritet të vihet pllaka, është vendosur një bazë e betonizuar. Aty më parë, në përvjetorin e vdekjes së ish-policit, kanë bërë homazhe Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. /JepiZë

Lexo edhe:  Hajnat ia mësyjnë lagjeve luksoze: Një familje në ‘Marigonë’ e pëson keq, ‘avullohen’ rreth 700 euro