Sulm në një shkollë në Finlandë, plagoset një vajzë nga Kosova

Në sulmin tragjik që ka ndodhur të martën në një shkollë në qytetin Vanta të Finlandës ka mbetur i plagosur edhe një fëmijë nga Kosova, ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës.

Ministria e Punëve të Jashtme nuk ka dhënë detaje mbi gjendjen e saj shëndetësore ndërsa ka potencuar se për rastin është njoftuar nga Ambasada e Kosovës në Suedi.

“Në lidhje me ngjarjen tragjike që ndodhi sot në qytetin Vanta, respektivisht shkollën Viertola, ku u vra një person dhe dy të tjerë u plagosën, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nëpërmjet Ambasadës së Republikës së Kosovës në Stokholm ka arritur që të konfirmojë nga familjarët se në mesin e të plagosurve është edhe një vajzë shqiptare nga Kosova”.

Një fëmijë ka vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur rëndë nga të shtënat në një shkollë në Finlandë, thotë policia.

Autoritete finlandeze thanë se të tre viktimat ishin 12 vjeç dhe se një i dyshuar, po ashtu 12 vjeç, ishte arrestuar.

Policia tha se i dyshuari kishte ikur pas të shtënave dhe përfundimisht ishte ndaluar “në një mënyrë të qetë” në anën tjetër të një lumi lokal në një lagje veriore të Helsinkit verior.

Vantaa është qyteti i katërt më i madh i Finlandës me rreth 240 mijë banorë, shkruan Albanian Post.

Shkolla Viertola ka 800 nxënës të moshës 7 deri në 16 vjeç, të moshës së shkollës fillore dhe të mesme në dy vende të veçanta.

Të shtënat ndodhën në vendin e shkollës Jokiranta ku mësojnë nxënësit e moshës 9-13 vjeç.

Lexo edhe:  Ndahet nga jeta avokati kosovar