Grafiti provokues serb “Kur ushtria të kthehet në Kosovë” shfaqet në Kollashin të Malit të Zi

Një grafit me mbishkrimin famëkeq në gjuhën serbe dhe alfabetin cirilik “Kad se vojska na Kosovo vrati” (Kur ushtria të kthehet në Kosovë), është vendosur mbrëmjen e djeshme në rrugën kryesore të qytetit të Kollashinit në Mal të Zi.

Ky akt është cilësuar si provokim i hapur ndaj shqiptarëve që jetojnë në Mal të Zi, por edhe ndaj vizitorëve nga trojet shqiptare që frekuentojnë zonën turistike të këtij qyteti malor.

Nuk është hera e parë që shfaqen të tilla parulla.

Grafite me të njëjtin përmbajtje janë parë edhe më herët në disa qytete të Serbisë dhe Bosnjës.

Po ashtu tifozët e klubit të futbollit “Crvena Zvezda” (Ylli i Kuq), gjatë një ndeshjeje miqësore kundër Fiorentinës , shpalosën një banderolë me të njëjtin mesazh, duke shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik.

Lexo edhe:  Policia gjen 9 kg lëndë narkotike gjatë kontrollit të një veturë