Tejkaloi shpejtësinë 152km/h në zonë 80km/h, gjobitet shoferi me 300 euro, tri pikë negativ dhe tre muaj ndalim të vozitjes

Policia në Gjilan ka njoftuar se e ka gjobitur një shofer me 300 euro, tri pikë negativ dhe tre muaj ndalim të vozitjes.

Derisa ishte duke vozitur në rrugën Gjilan- Ferizaj, ai ka tejkaluar shpejtësinë e lejuar 80 km/h duke vozitur 152 km/h.

Njoftimi i plotë:

Njësite rajonal i trafikut rrugor Gjilan në pikën e kontrolli të automjeteve në aksin rrugor Gjilan- Ferizaj, kanë hasur në një kundërvajtës i cili në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është tetëdhjetë (80) km/h duke vozitur me shpejtësinë njëqind e pesëdhjetë e dy (152) km/h.

Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro, tri (3) pikë negative dhe masën e përkohshme të ndalim vozitjes së mjeteve motorike në afat prej tre (3) muaj.

Drejtoria rajonale e Policisë në Gjilan, apelon vozitësit që të i respektojnë normat dhe ligjet e trafikut rrugor, po ashtu inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: [email protected] dhe numrat kujdestarë:192; 0385045047001.

Lexo edhe:  Lot dhe dëshpërim, momenti kur familjarët shkojnë në lokalin ku u vra biznesmeni në Shëngjin