Vushtrri: 36-vjeçari shtiu me armë në aheng familjar, dorëzon armën para Policisë (EMRI)

Policia e Kosovës ka ndërhyrë mbrëmjen e 16 gushtit 2025 në një aheng familjar në fshatin Studime e Poshtme të Vushtrrisë, ku ishte raportuar për të shtëna me armë zjarri.

Rreth orës 22:00, njësia policore ka dalë në vendngjarje dhe ka identifikuar personin e dyshuar si Besart Zeka rreth 36-vjeçar. Ky i fundit ka pranuar se kishte shtënë një herë në ajër “në shenjë gëzimi” dhe ka dorëzuar vullnetarisht një armë si dhe një gëzhojë kalibër 9mm.

Zeka është shoqëruar në Stacionin Policor të Vushtrrisë, ku është intervistuar nga njësia e hetimeve. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar për veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Lexo edhe:  Kapet me sasi të madhe kokaine, arrestohet shqiptari në Gjermani