“Përmes shtagës, e kanë pa që ka zvarritje”, familjari tregon si u gjet trupi i Enver Bajraktarit

Një ngjarje e rëndë e ndodhur në fshatin Baicë të Lipjanit ka tronditur tërë vendin. Më saktësisht bëhet fjalë për vrasjen e Enver Bajraktarit i cili fillimisht u raportua i zhdukur e më pas trupi i pajetë i tij u gjet i varrosur.

Rreth këtij rasti janë prononcuar për media familjarët e tij.

Njëri nga ta, i pyetur se u gjet vendi i varrosjes së viktimës, tha se fillimisht ‘’kanë hi me vezhgu, ata vëzhguesit e kamerave e kanë gjet tani që lëvizja e fundit u kanë të kjo shtëpia këtu. Në bazë të aty janë ardh kanë lyp qetu. Ata djemtë që kanë ardh, tu lyp nëpër arë përmes shtagës, tani aty e kanë pa që ka zvarritje’’.

Ai ka folur edhe viktimën duke thënë se i njëjti ‘’nuk supozohet’’ që ka pasur probleme me dikë.

Lexo edhe:  Dejona Mihali sfidon shtetin – nuk i përgjigjet ftesës së Prokurorisë për intervistim