59-vjeçari në Obiliq denoncon në Polici ish-partneren e tij nga Shqipëria: ‘Erdhi prej Tiranës, deshi t’mi kallë edhe teshat’

Rastet e dhunës e telashet në familjet kosovare, shpesh përfundojnë në Polici. Gratë që janë viktimat më të shpeshta jo rrallëherë kërkojnë ndihmë si pasojë e dhunës që përjetojnë. Por ka raste kur ndodh edhe e kundërta.

Sinjali mëson se një burrë në fshatin Milloshevë të Obiliqit e ka denoncuar së fundmi në Polici gruan me të cilën kishte bashkëjetuar për dy vite me radhë.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë të ditur se në dëshminë e dhënë në Polici, viktima ka thënë se ish-partnerja e tij është nga Shqipëria dhe me të janë ndarë që disa muaj. Sipas tij, ajo e ka trazuar pasi është kthyer në shtëpinë e tij, përkundër që janë ndarë.

Përballë ësaj situate ai ka njoftuar Policinë, me ç’rast e dyshuara është kapur, por s’është deklaruar pasi ka qenë në gjendje të dehur.

Sipas viktimës, ish-gruaja e tij ka tentuar edhe t’ia djeg veshmbathjet e t’ia lë bagëtitë të ikin, në shenjë hakmarrjeje.

Pas përfundimit të mbledhjes së informacioneve, Prokurori i Shtetit ka vendosur që e dyshuara të ndalohet në stacion. Përveç kësaj është njoftuar edhe Ambasada e Shqipërisë në Kosovë.

Lexo edhe:  Luftë tjetër në horizont? Shpërthen dhuna mes Armenisë dhe Azerbajxhanit