Bie çmimi i naftës, MINT publikon çmimet e derivateve për sot

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) caktoi çmimet tavan për shitjen e derivateve të naftës për 48 orët e ardhshme.

Sipas vendimit, çmimi maksimal i lejuar i naftës është 1.73 euro për litër, duke shënuar kështu rënie për një cent në krahasim me ditën e djeshme, ai i benzinës 1.40 euro dhe i gazit me 0.72 euro.

Këto çmime vlejnë deri ditën e premte.

Lexo edhe:  Kjo ndodh vetëm tek kosovarët: Në një diskotekë nëse porositni pije deri 500 euro e merr vesh krejt lokali