Një muaj paraburgim për zyrtarin serb që ofendoi çlirimtarët e Kosovës

Një muaj paraburgim i është caktuar zyrtarit serb, Igor Popoviq sot, nga Gjykata Themelore në Prishtinë, pas seancës fillestare.

I njëjti u arrestua në Bërnjak, pas deklaratave të tij nxitëse të dhëna në Hoçë të Rahovecit kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Zëvendësdrejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, fillimisht ishte paraburgosur për 48 orë.

Lexo edhe:  Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, i shtrirë në zyren e tij pas "lodhjes" së madhe