Aksident i rëndë në Gllarevë, dyshohet për disa të lënduar
Një aksident i rëndë ka ndodh rreth orës 18:30, në Gllarevë të Klinës.
Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe Policia e Pejës, e cila ka njoftuar se ka edhe të lënduar.
Gazeta Sinjali merr vesh se janë lënduar mbi pesë persona, por mund të ketë edhe më shumë – kjo pasi dy autoambulanca janë nisur drejt vendit ku ka ndodhur aksidenti.
Numri i të lënduarve nuk është konfirmuar akoma, sikur edhe nuk dihet ende se sa vetura janë të përfshira në aksident.
Sipas disa pamjeve që i ka siguruar Gazeta Sinjali, së paku dy vetura shihen të aksidentuara.