Operacioni “Goditja”: Këta janë dy të dyshuarit që u arrestuan në Prizren – Policia ju gjeti kokainë

Pas ngjarjeve tronditëse në javën e parë të gushtit, ku tre persona mbetën të vrarë nga të shtëna me armë zjarri, e dhjetëra të tjerë u plagosën, Policia ka hartuar dhe ka filluar së zbatuari planin operativ ‘Goditja’. Kjo u bë me qëllim të shtimit të masave të sigurisë dhe operacioni do të shtrihet në gjithë vendin, raporton Gazeta Sinjali.

Në kuadër të këtij plani operativ, gjatë mbrëmjes së shkuar janë kryer disa bastisje në qytetin e Prizrenit, ku cak kanë qenë lokalet e natës.

Gjatë këtij aksioni, Policia ka arrestuar dy persona në dyshimin për shitblerje të drogës. Policia ka arritur të gjejë dhe të sekuestroj një sasi të kokainës, telefona, qindra euro dhe një automjet.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se Policia ka ndaluar Ermal Xhemollari dhe Petrit Morina.

Bastisjet janë kryer në shtëpinë e të dyshuarit Xhemollari dhe në mobil shopin “Luli” në Prizren.

Ndërsa, me vendim të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Ndryshe sipas njoftimit të Policisë, detyrat që parashihen të realizohen gjatë zbatimit të planit operativ ‘Goditja’, janë shtimi i aktiviteteve/patrullimeve policore, kryesisht në qendra urbane, në ato pjesë ku ka më shumë lokale, kafene, bare nate, e më shumë qytetarë që vizitojnë ato.

Mes tjerash, u tha se do të shtohen kontrollet policore ndaj personave e automjeteve me qëllim të gjetjes dhe konfiskimit të gjërave të ndaluara me theks të veçantë armëve dhe mjetet tjera të rrezikshme për jetën.

Kujtojmë se brenda gjashtë ditësh ndodhën tri vrasje të rënda në lokale të ndryshme në Prishtinë, Klinë dhe në Runik të Skenderajt.

Lexo edhe:  Plas sherri në mes të sheshit në Drenas, një 54-vjeçar bëhet për spital