Shqelma, grushte e kapje për flokësh mes disa vajzave në një pompë derivatesh rrugës për në Matiçan
Një rrahje mes disa vajzave ka ndodhur të shtunën mbrëma pranë një pompe derivatesh.
E gjithë ngjarja ka ndodhur rrugës për në Matiçan të Prishtinës, ku siç shihet në pamje, të përfshirat janë shkulur për flokësh dhe kanë shpërndarë grushte mes vete.
Pamjet janë siguruar nga Gazeta Express, teksa nuk dihet nëse ka të arrestuar.
Policia e Kosovës ende s’ka reaguar lidhur me këtë incident.