Aksident i rëndë në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, ambulanca arrin në vendngjarje

Një aksident ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, në segmentin rrugor që kalon nëpër fshatin Nadakoc.

Në pamjet e dërguara nga lexues të portalit VushtrriaOnline, shihet se në aksident janë të përfshira dy vetura.

Në vendngjarje janë edhe njësitet policore, poashtu aty shihet edhe një autoambulancë.

Ende zyrtarisht nuk ka konfirmim për shkallën e lëndimit, apo lëndimet eventuale nga ky aksidenti.

Lexo edhe:  Aksidentohen një veturë e një motoçiklist në Skenderaj