Vjedhja e 70 mijë eurove në Junik, ky është 64-vjeçari që dyshohet se hyri tinëz në shtëpinë e familjarit

Gazeta Sinjali mbrëmë ka raportuar për një vjedhje të rëndë që ka ndodhur në shtëpinë e familjes Velijaj në Junik, ku dikush mori hiç më pak se rreth 70 mijë euro para të thata. E përpos parave, i dyshuari vodhi edhe stolitë e arit që ndodheshin brenda kasafortës, vlera e së cilave shkon rreth 20 mijë euro. Por i dyshuari nuk arriti që të shpëtojë nga duart e Policisë, pasi u zbulua shumë shpejt.

Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari është Nezir Velijaj, 64-vjeçar, i cili sipas mbiemrit, vjen nga e njëjta familje me të dëmtuarin.

Velijaj është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor, ku ka pranuar se ka kryer veprën për të cilën dyshohet.

Në kuadër të veprimeve hetimore janë sekuestruar stolitë e vjedhura dhe një pjesë e parave.

Me urdhër të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje dhe do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Vjedhje e rëndë’.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Lexo edhe:  Zjarri te ‘Iliria Parket’ në Drenas, dëmi dyshohet se kap vlerën e rreth 500 mijë eurove