Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim
Sot pritet të mbajë mot me diell dhe shumë i nxehtë veror. Priten edhe vranësira lokale dhe rrallëkund ndonjë rigë ose rrebesh i dobët shiu. Temperaturat do të shënojnë rritje të mëtutjeshme dhe ajo maksimale parashihet të arrijë deri në 35 gradë Celsius.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell, por në disa zona priten vranësira të shtresave të larta pa reshje atmosferike. Temperaturat pritet të rriten pak më shumë se ditëve të kaluara.
1
Të Martën siç kemi theksuar dhe parashikuar ekskluzivisht disa ditë më radhë vetëm në MeteoBallkan parashihet destabilizim i atmosferës me rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër. Reshjet do të jenë tipike verore dhe do të jenë të karakterit lokal, por në disa zona mund të ketë rrebeshe intensive dhe breshër. Natyrisht shumë zona do të mbesin me pak reshje apo reshje fare. Temperaturat do të pësojnë ulje (afatshkurtër) me depërtimin e frontit të dobët, të ftohtë ajror i cili do të jetë shkaktar për këtë destabilizim të atmosferës që pritet të Martën.
Rrebeshe lokale priten në Kosovës, veri dhe lindje të Shqipërisë, veri dhe perëndim të Maqedonisë së Veriut, veri të Malit të Zi dhe pjesë të Luginës së Preshevës.
Përsërisim prapë se reshjet do të jenë të izoluara, prandaj nuk do të kenë fatin të përfitojnë të gjitha rajonet, madje as gjysma.
E Mërkura vjen e nxehtë me diell dhe vranësira lokale./MeteoBallkan