Humbje e madhe në Skenderaj: Ndahet nga jeta në moshë të re Vjollca Gjinovci – Veliu
Një lajm i rëndë ka tronditur komunitetin e fshatit Polac të Komunës së Skenderajt.
Vjollca Gjinovci – Veliu ka ndërruar jetë në moshë të re, duke lënë pas dhimbje të thellë te familja, miqtë dhe të gjithë ata që e njihnin.
Lajmi për ndarjen e saj nga jeta është bërë i ditur nga familjarët përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku kanë shprehur pikëllimin e tyre për humbjen e parakohshme.
Ceremonia e varrimit do të mbahet të martën, më 25 qershor 2025, në ora 18:00, në lagjen Veliu të fshatit Polac.