Bien temperaturat, ky është moti që na pret sot dhe gjatë javës

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë kryesisht i vranët, teksa pasdite vranësirat do të dendësohen dhe do të krijohen kushte për riga lokale shiu.

Do të ketë rënie të temperaturave minimale dhe në mbrëmje rigat e shiut parashihen të shndërrohen në fjolla bore, ndërsa në viset malore parashihet të ketë vetëm reshje bore.

Njoftimi për ditët e tjera:

Të martën – Mot kryesisht i vranët, pasdite me riga shiu. Temperaturat minimale do të rriten mbi zero, ndërsa maksimalet mbeten konstante.

Të mërkurën – Mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu dhe reshje bore.

Të ejtën – Mot kryesisht i vranët dhe me riga shiu. Temperaturat mbeten tipike dimërore, me vlera të ulëta në të dy ekstremet.

Të premten – Mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu. Nuk parashihen ndryshime në fushat termike. Gjatë këtyre ditëve do të ketë erë nga drejtimet e ndryshme, e lehtë dhe lokalisht mesatere deri e fortë.

Lexo edhe:  Ky është 111-vjeçari del çdo ditë që të punojë, kolegët: Edhe në pandemi ka punu