E dhimbshme: Ndahet nga jeta në moshë të re 37-vjeçari nga Peja
Një lajm i rëndë ka prekur familjen Halitaj nga Novosella e Pejës. Ka ndërruar jetë në moshën 37-vjeçare, djali i tyre, Herolind Halitaj.
Halitaj, sipas njoftimit të familjes vdiq pas një sëmundjeje të shkurtër.
Vdekja e tij e parakohshme ka sjellë pikëllim të thellë te familjarët, miqtë dhe të njohurit e tij, të cilët e kujtojnë Herolindin si një njeri të dashur, të përkushtuar dhe me shpirt të madh.
Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në orën 17:00.
Ngushëllime të sinqerta familjes Halitaj dhe gjithë atyre që e njohën